Këtë verë ne Kaliforni, kalimtarët në rrugët e San Franciskos mund të ndahen në dy kampe: vendasit që janë mësuar me një paradë makinash pa shoferë ose turistë mrekulluar që kërkojnë te japin foto nga nje vizion I se ardhmes. Katherine Allen ka hipur ne nje Jaguar të bardhë, qe ecen me kujdes në trafik te renduar. Avokatja 37-vjeçare ka testuar vullnetarisht taksite e robotëve të Waymo që nga fundi i vitit 2021. Në fillim, në bord ishte gjithmonë një punonjës i kësaj dege të Alphabet, kompania mëmë e Google, për të kapur timonin nëse nevojitej. Dhe pastaj një natë, makina erdhi tek ajo e pashoqëruar.