Taksistët në Sarandë kanë dalë sot sërish në protestë para bashkisë lokale për një radhë kërkesash të pazgjidhura që kërcënojnë sektorin e shërbimit taksi në prag të sezonit turistik. Sindikata e taksistëve ka përshkuar rrugët kryesore të Sarandës për tu ndalur para bashkisë nën zhurmën e borive të mjeteve. Taksistët u shfaqën të revoltuar për dhënien pa limit të liçensave për taksi, nga ana e Bashkisë.