Qeveria ka nxjerrë një ligj të ri për të gjithë bizneset që prodhojnë mbetje nga kategorive specifike produktesh, ku përfshihen ambalazhet dhe mbetjet e tyre; bateritë dhe akumulatorët; automjetet në fund të jetës dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Nga 1 janari 2025 këto kompani do detyrohen të paguajnë një taksë dhe të krijojnë skema në bashkëpunim me agjencitë qeveritare për grumbullimin, transportimin dhe riciklimin e tyre. Gjithashtu përgjegjësia ligjore i kërkon që të informojnë edhe konsumatorin për rrezikshmërinë e mbetjeve nga këto produkte.