Mateo dhe Rogerti kanë patur sot një debat mjaft të fortë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Mateo iu drejtua Mirit dhe Rogertit duke iu thënë se nuk kanë sedër dhe janë shembujt më të shpifur të një mashkulli. Gjithashtu ai u tha se asnjë femër nuk ka shans që të votojë ata të dy. Ndërkohë Rogerti iu kundërpërgjigj duke i thënë se ai ka kërcyer para tij si dhe i është ulur në gjunjë dhe i ka thënë ‘a do martohesh me mua?’. Por jo vetëm kaq, pasi në një moment Rogerti i përmend babain Mateos, duke thënë se vetëm me atë mund të ulë me fol, me burra. Rogert edhe Mateo kanë pasur herë pas here debate me njërit-tjetrin. Rogerti e ka akuzuar Mateon edhe për marrëdhënien që ai ka krijuar me Bikenënë duke i thënë herë pas here që banori nuk ka ndjenja, por e përdor vetëm për lojë.