Ka nisur prej pak minutash në Shtëpinë e Bardhë një takim shumëpalësh si një tjetër tentativë për ti dhënë fund konfliktit të dhunshëm mes Rusisë dhe Ukrainës. Të gjithë në këto momente i kanë sytë nga ajo çfarë do të prodhojë ky takim i organizuar nga presidenti Donald Trump pas atij në Alaska disa ditë më parë e presidentin Rus Vladimir Putin. Në Shtëpinë e Bardhë kanë mbërritur presidenti Ukrainës Volodymyr Zelensky të cilit do ti bashkohen kryeministri Britanisë së Madhe Keir Starmer, presidenti Francës Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz bashkë me presidenten e komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe numri një i qeverisë italiane Georgia Meloni.