Takimi i shumëpërfolur mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit mund të ndodhë javën e ardhshme. Madje, sipas Foxnews, përballja e presidentit amerikan dhe atij rus ka gjasa të zhvillohet që të hënën, e vendi më i mundshëm i takimit deri tani, duket të jetë Roma, edhe pse në garë janë edhe shtete të tjera europiane dhe jo vetëm.