Ulja në tavolinë e palës ukrainase dhe ruse në Stamboll,patën dy efekte të menjëherë kur trupat ruse u panë të tërhiqen nga rrethinat e Kievit dhe qytetit te Chernihiv si dhe kur u deklarua se tani mundësia për një takim me dy presidenteve është më afër se kurrë. Optimist mbi mundësinë e një takimi Putin-Zelensky ishte edhe presidenti turk Erdogan, i cili ishte pjesëmarrës në takimin e delegacioneve. Si anëtarë të delegacioneve ju keni marrë një përgjegjësi historike. E gjithë bota është në pritje të lajmit të mirë që do të vijë nga ju. Turqia është plotësisht e gatshme që të kontribuojë në arritjen e paqes.