Të mërkurën, mbahet në San Francisco të Kalifornisë takimi i parë prej një viti mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping me qëllimin e qartë të zbusë marrëdhëniet mes dy superfuqive. Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, u tha gazetarëve se kreu i administratës amerikane beson se nuk ka zëvendësim për diplomacinë ballë për ballë për të menaxhuar marrëdhënien komplekse.