Edhe përpara se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden të takohej me homologun rus Vladimir Putin, pritshmëritë ishin të ulëta.Përtej disa angazhimeve bazike për rikthimin e ambasadorëve dhe pajtimin me dialogun konstruktiv me Shtetet e bashkuara në cështje të tilla si siguria kibernetike dhe politika e jashtme, Putini, thotë CNN, nuk dha ndonjë shenjë se takimi i parë ballë për ballë i dy liderëve prodhoi vërtet ndonjë qasje madhore qëndrimesh. Me sa duket, fjalët miqësore nuk mjaftojnë për ta frenuar liderin ris që të vazhdojë të ndjekë me forcë agjendën e tij politike si brenda kufijve rusë, ashtu edhe jashtë tyre me një pandëshkueshmëri totale, vazhdon gjigandi mediatik amerikan. Sa i takon sigurisë kibernetike, shefi i Kremlinit tha se aty, të dyja palët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.