Lufta në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit vijon ndërkohë që presidenti i Izraelit, Benjamin Netanjahu po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Ai u prit në një takim në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Biden, ndërkohë që më herët i ishte drejtuar edhe Kongresit Amerikan me një fjalë. Fokusi kryesor i takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë ishte zgjidhja e çështjeve të fundit kritike për marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve të Hamasit. “Mezi pres të punoj me Biden në muajt e ardhshëm” tha kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu, ndërsa la të kutohej që në fund të tunelit kishte pak dritë për zgjidhjen e kësaj çështje që mund t’i japë fund edhe luftës në Lindjen e Mesme. Pamjet: AFP