Top Channel/ Takimet e fshehta! Irani i tronditur pas vrasjes së liderit të Hamasit, ç’do ndodhë
31/07/2024 22:00

Vrasja e liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran përfaqëson një përshkallëzim të madh të tensioneve midis Iranit dhe Izraelit. Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Khamenei ka fajësuar Izraelin për sulmin ajror dhe tha se vrasja kërkonte “një dënim të ashpër”. “Ne do ta bëjmë regjimin okupator terrorist të pendohet për veprimin e tij”, tha në një deklaratë, presidenti i ri i vendit, Massoud Pezeshkian. Izraeli nuk është përgjigjur ende, por më parë është zotuar të eliminojë liderët e Hamasit pas sulmit të 7 tetorit. Shqetësimi i menjëhershëm tani është përgjigja e Iranit, çfarë forme mund të marrë dhe nëse do të nxiste tensionet në rajon, të cilat tashmë janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Mendohet se Irani tani mund të lëshojë një sulm të një lloji të ngjashëm ndaj Izraelit. Teherani gjithashtu mund t’u kërkojë milicive të tij përfaqësuese në rajon që të shtojnë sulmet e tyre, raporton BBC. Hezbollahu tashmë ka një arsye për të përshkallëzuar luftën e tij raketore ndërkufitare me Izraelin. Vrasja e Haniyeh erdhi vetëm disa orë pas vrasjes së një prej komandantëve të lartë ushtarakë të grupit në Bejrutin jugor. Tashmë ka persona në rajon që besojnë se tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të ndezin vetë një luftë në shkallë të gjerë. Raportet nga Teherani thonë se këshilli kombëtar i sigurisë së vendit ka mbajtur një takim urgjent në rezidencën e Ajatollah Khameneit. Ajo që është vendosur nuk është bërë publike, por forma dhe koha e përgjigjes së Iranit janë pyetjet që ka shumë të ngjarë të jenë diskutuar.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52