Top Channel/ Takim SHBA-Ukrainë/ Zyrtarët e të dy vendeve në tryezë javën tjetër
06/03/2025 22:42

Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas pritet të takohen javën tjetër në Arabinë Saudite ku pritet të nënshkruhet marrëveshja e shumëpërfolur për metalet e rralla. Dy palët janë duke punuar që t’i shtensionojnë marrëdhëniet pas takimit “katastrofik” ndërmjet presidentit Donald Trump dhe homologut të tij Volodymyr Zelensky, të premten e kaluar në Uashington. Këshilltari i lartë për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, ka thënë se diskutimet midis dy ekipeve po intensifikohen për një raund të ri të negociatave. “Po zhvillojmë biseda të mira për vendndodhjen e raundit të ardhshëm të negociatave, për delegacionet, dhe për thelbin e gjërave. Pra, vetëm në 24 orët e fundit që nga deklarata publike e Zelenskyt dhe pastaj bisedat e mëtejshme, të cilat unë do të t’i vazhdoj brenda, mendoj se do të shohim lëvizje domethënëse në një periudhë shumë të shkurtër”, ka deklaruar Waltz. Këtë deklaratë e konfirmoi pak orë më vonë të enjten edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili deklaroi se shteti që ai drejton do të punojë në mënyrë konstruktive me presidentin amerikan, Donald Trump. Pas samitit me vendet evropiane që u mbajt të enjten, Zelensky ka thënë se bashkëpunimi me SHBA-në do të bëhet për të arritur një paqe të shpejtë dhe të qëndrueshme. Ai e ka konfirmuar takimin e palës ukrainase me atë amerikane gjatë javës së ardhshme në Arabinë Saudite. “Ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët amerikanë”, u shpreh ai.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34