Tajvani nuk i priti mirë komentet e miliarderit amerikan Elon Musk se ishulli është pjesë e Kinës. “Dëgjo, Tajvani nuk është pjesë e Republikës Popullore të Kinës dhe sigurisht që nuk është në shitje”, deklaroi ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu. Në një samit biznesi këtë javë, Musk hoqi paralele mes Tjvanit e Havait, duke e quajtur “pjesë integrale” të Kinës.