Në 22 dhjetor, SPAK, shërbimi i provës dhe njëri nga të burgosurit VIP në qelitë e Kosovës Saimir Tahiri do të luajnë përpara gjykatës finalen e një loje shahu të nisur prej 19 shtatorit 2019. Ndonëse në këtë datë ish-ministri u dënua me tre vjet shërbim prove, një kleçkë procedurale e ka bindur Saimir Tahirin se deri në datën 4 shkurt 2022 kur u vendos që ai të shkonte në qeli, ndërkohë koha po ecte për të si për një të dënuar nën shërbim prove.