Jahti 400 milionësh i themeluesit të WhatsApp-it, miliarderit 46-vjeçar Jan Koum joshet nga i ashtuquajturi turizëm i naftës në Shqipëri. Paraditen e sotme është ankoruar në portin e Durrësit superjahti ”Moonrise” në pronësi të Koum. Ndryshe nga anijet tona turistike, jahtet e huaja mund të furnizohen me naftë me çmim më të lirë, pa akcizë.