Teksa grafiku i World Justice e vendos Shqipërinë 4 vende poshtë Serbisë që është e 83-ta, Kosova është shumë herë më lart, në vendin e 57-të në rang global. Sipas raportit të organizatës së njohur, ajo ka shënuar një progres prej 2.4 për qind krahasuar me vitin e mëparshem, duke u ngjitur tre pozicione më lart. Kjo praktikisht, e bën vendin që paraqitet më mirë në Ballkanin Perëndimor nga raporti ne te cilin nuk është përfshirë ndërkohë Mali i Zi.