Top Channel/Sulmohet me gurë presidenti i Ekuadorit,makina në shënjestër edhe të të shtënave me armë
08/10/2025 22:31

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka shpëtuar pa lëndime pasi automjeti presidencial u vu në shënjestër të një sulmi të dhunshëm nga protestues gjatë një vizite zyrtare në Ekuadorin qendror. Incidenti ndodhi të martën, ndërsa Noboa po merrte pjesë në përurimin e një impianti për përpunimin e ujit, në një moment tensioni të lartë kombëtar për shkak të rritjes së çmimit të karburantit. Sipas Ministres së Mjedisit, Inés Manzano, automjeti u sulmua nga një grup protestuesish që hodhën gurë dhe, siç raportohet, shkrepën armë zjarri në drejtim të automjetit të presidentit. “Rreth 500 persona u mblodhën dhe qëlluan me gurë drejt autokolonës. Disa prej shenjave në makinën e presidentit tregojnë për goditje nga plumbat,” deklaroi Manzano. Pamjet zyrtare të publikuara nga qeveria tregojnë momentin dramatik kur një fuoristradë e blinduar përshkon një rrugë të bllokuar nga protestues me flamuj, ndërsa nga turma fluturojnë tulla dhe objekte të forta. Autoritetet kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në incident. Ata do të përballen me akuza për terrorizëm, vepër që në Ekuador dënohet me deri në 30 vjet burg. Protestat kanë shpërthyer në mbarë vendin pas vendimit të qeverisë për të ulur subvencionet për karburantin, një masë që ka shkaktuar zemërim të gjerë, veçanërisht në komunitetet indigjene dhe shtresat më të varfra. Organizatat protestuese kanë bllokuar rrugë, kanë hyrë në grevë dhe kanë marrë peng 16 ushtarë, të cilët më pas janë liruar të padëmtuar. Një protestues ka humbur jetën gjatë përplasjes me forcat e sigurisë, ndërsa mbi 100 persona janë plagosur, përfshirë qytetarë dhe pjesëtarë të forcave të rendit. Zyra e Presidentit Noboa reagoi menjëherë pas sulmit, duke e cilësuar ngjarjen si një akt i shëmtuar, duke theksuar se nuk do ta dekurajojë presidentin nga detyra dhe përkushtimi për vendin. Presidenti ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa provinca, si masë për të rikthyer rendin. Kreu i Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS), Albert Ramdin, e dënoi incidentin, duke thënë se akte të tilla të dhunshme janë sulm ndaj demokracisë dhe stabilitetit në rajon.

Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
Top News – Sllovenia, karburant me racion… / Vendi i parë i BE-së që merr masën drastike
24/03 13:01
Top News – AfD ekspozon diplomatët europianë. ‘Sekretet e BE-së po bien në duart e Kremlinit’
24/03 13:00
Top News – Do kontrolloj Hormuzin bashkë me Ajatollahun e ri / Trump do të marrë frenat
24/03 13:00
Top Channel/ Deklaratat e Trump, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton!
24/03 12:12
Top Channel/ Hakerët rusë sulmojnë Serbinë? “Shënjestruan Ministrinë e Mbrojtjes”!
24/03 11:57
Top News – Netanyahu ‘i bëri gropën’ Trumpit / ‘Do hysh në histori për vrasjen e Khameneit’
24/03 11:41
Top Channel/ “JO-ja” në referendum, Melonin “e tradhtoi” gjenerata Z? Por sërish lidere në sondazhe!
24/03 11:25
Top Channel/ Iran “çan” mburojën raketore të Izraelit: 6 të plagosur, “tërbohet” Netanyahu!
24/03 11:24
Top Channel/ Bisedimet me Iranin, “frenon” Shtëpia e Bardhë: Situata “fluide”, s`ka takime formale!
24/03 11:23
Top News – Statusi bërthamor është i pakthyeshëm / Kim Kong un kërcënon Korenë e Jugut: Armiku nr. 1
24/03 11:17
DIGITALB DIGITALB