Pre e sulmeve kibernetike ditët e fundit ka rënë edhe Kosova, prej një jave faqet zyrtare të institucioneve atje kanë qenë objekt i një sulmi DDos. Dëmi që ka shkaktuar sulmi kibernetik, ka prekur vetëm shërbimin e internetit, thonë zyrtarët atje, duke thënë se ka pasur probleme ne qasjen e faqeve të ministrive të ndryshme, kryeministrisë, si edhe në faqen e policisë së shtetit.