Top Channel/ Sulmohet burgu nga banda kriminale, vriten 46 të burgosura plagosen shumë të tjera
21/06/2023 22:39

Të paktën 46 gra të burgosura humbën jetën në një burg në Honduras si pasojë e një përplasjeje me armë zjarri që u shënua brenda godinës. Dhuna brenda ambienteve shpërtheu ku anëtarët e një bande sulmuan rivalët e tyre duke shkaktuar trazira në disa zona në vend. Ata hynë dhe në ambientet e burgut, ku sipas autoriteteve dhe dëshmitarëve, I vendosën zjarrin njërës prej godinave dhe më pas vranë të burgosurat. Shumë prej viktimave u qëlluan me armë zjarri ndërsa shumë të tjera me mjete prerëse. Po ashtu nga përplasjet u plagosën dhe shumë të dënuara të tjera. Sipas policisë, agresorët kishin me vete më shumë se 21 armë zjarri dhe granata ndërsa 11 prej tyre janë identifikuar tashëm dhe janë shpallur në kërkim. ndërkohë brenda ambienteve të burgut, vijojnë kërkimet pasi shumë gra të dënuara ende nuk janë gjetur dhe mendohet se mund të jenë djegur të gjalla nga flakët. Presidentja e Hondurasit u shpreh e tronditur nga ngjarja monstruoze që ndodhi para syve të autoriteteve të cilat nuk ndërhynë për ta parandaluar. Ajo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend ndërsa shkarkoi ministrin e brendshëm. Krimi organizuar mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetin e Hondurasit. Kjo pasi shumica e të dënuarve drejtojnë rrjetet kriminale nga burgjet, ndërsa shpesh qëndrojnë dhe të armatosur edhe pse të burgosur.

Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
Top Channel/ Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Mbi…
11/03 18:38
Top Channel/ Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin
11/03 18:36
Top Channel/ Sulm dronash pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
11/03 18:35
Top Channel/ Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit
11/03 18:34
Top News – Putini pret internetin, ‘frikë nga Ukraina’ / Kremlini: Për aq kohë sa është e nevojshme
11/03 18:33
Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
DIGITALB DIGITALB