Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemeve të vendit tonë ndodhi për faj të një serveri të pa-përditësuar duke u kthyer për hakerat në një portë hyrëse. Gjiganti botëror i elektronikës Microsoft i ka kushtuar një raport të detajuar sulmit kibernetit të Iranit, me të cilin u përball Shqipëria në 15 Korrik të këtij viti. Gjetja më shqetësuese e Microsoft ka të bëjë me kohën kur hakerat iranian mundën të depërtojnë për herë të parë në sistemet elektronike qeveritare shqiptare.