Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mblidhet sot për një seancë urgjente pas sulmit izraelit në Rafah, ku humbën jetën me dhjetëra persona. Bilanci i fundit i autoriteteve shëndetësore palestineze flet për të paktën 45 të vdekur, mes të cilëve ka dhe shumë gra e fëmijë. Sulmi nxiti kritika të shumta ndërkombëtare, ndërsa disa vende arabe e përshkruan atë si “një masakër të vërtetë”.