Top Channel/ Sulmi në Kramatorsk, ushtria akuzon: Një ukrainas ndihmoi rusët të sulmonin vendin e tij
28/06/2023 18:10

Autoritetet ukrainase arrestuan të mërkurën një person i cili akuzohet se ka ndihmuar Rusinë në kryerjen e sulmit me raketë, që goditi të martën një piceri mjaft të frekuentuar në qytetin e Kramatorskut, në lindje të Ukrainës. Si pasojë të paktën 10 persona u vranë, mes tyre tre fëmijë të moshës 14 dhe 17 vjeç, ndërsa 61 të tjerë u plagosën. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim për të mbijetuar apo viktima që nuk i mbijetuan sulmit. Kramatorsku është një qytet në vijën e parë të frontit, ku ndodhet qendra rajonale e ushtrisë ukrainase. Piceria frekuentohej nga banorë të zonës, gazetarë, punonjës të ndihmës së shpejtë, por edhe ushtarë. Sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, personi i arrestuar, është një punonjës i një kompanie lokale për transportin e gazit dhe dyshohet të jetë pikërisht ai personi që orientoi trupat ruse të godisnin restorantin. Por autoritetet ukrainase nuk dhanë asnjë provë mbi pretendimet e tyre. Sulmet ndaj qyteteve të Ukrainës janë një taktikë që Rusia e ka përdorur shpesh gjatë 16 muajve të luftës. Sulmi ndaj këtij qyteti dhe ndaj të tjerëve anembanë Ukrainës, janë tregues se Kremlini nuk po i lehtëson sulmet ajrore pavarësisht përballjes me një rebelim të armatosur jetëshkurtër, fundjavën e kaluar. Qytetit i Kramatorskut ndodhet në rajonin e Donetskut, një nga katër provincat e Ukrainës që Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme shtatorin e kaluar, e që megjithatë nuk e kontrollon plotësisht.

Top News – Udhëheqësi i ri Suprem, ende hesht…Kush po e drejton Iranin në mesin e luftës?
11/03 11:45
Top News – Anijet e Iranit bëhen shkrumb e hi / Momenti kur SHBA i hedh në erë në Hormuz
11/03 11:37
Top Channel/ Irani minon Ngushticën e Hormuzit, kërcënon Trump: Hiqini minat, ose “ ju fshijmë”!
11/03 11:30
Top News – Irani minon Ngushticën e Hormuzit / Bllokon naftën, tërbohet Trumpi: Hiqini tani
11/03 11:28
Top Channel/ BBC: Luftën e Iranit do ta paguajnë konsumatorët, rriten apo ulen cmimet!
11/03 11:27
Top News – Trump do nisë ushtrinë në terren…LIgjvënësit amerikanë të alarmuar: Po na vë në rrezik
11/03 11:19
Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
DIGITALB DIGITALB