Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi hetim dhe ndëshkim të plotë lidhur me sulmin e një dite më parë në qytetin gjerman Magdeburg, që shkaktoi të paktën pesë të vdekur mes tyre edhe një fëmijë. Më shumë se 200 persona mbetën të plagosur, disa prej të cilëve janë në spital në gjendje kritike per jetën.