Shtëpia e Bardhë beson se Izraeli ende nuk ka vendosur se si t’i përgjigjet sulmit të pashembullt raketor të Iranit, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN. Zyrtarët e lartë të administratës Biden dhe homologët e tyre izraelitë kanë qenë vazhdimisht në kontakt ditët dhe javët e fundit, teksa po përgatiteshin për një sulm të mundshëm iranian si hakmarrje për sulmet ndaj objektivave kryesore të Hamasit dhe Hezbollahut.