Top Channel/Sulmi me bomba godet pallatin e parkun e fëmijëve në Kharkiv, 5 të vrarë, 47 të plagosur
30/08/2024 22:09

Një sulm rus me bomba me drejtim në qytetit Kharkiv, në pjesën verilindore të Ukrainës, goditi një ndërtesë banimi dhe një park fëmijësh, duke vrarë 5 persona dhe plagosur 47 të tjerë, sipas zyrtarëve. Kryebashkiaku Ihor Terekhov njoftoi në platformën Telegram se një fëmijë ishte vrarë në park. Tre persona u vranë në ndërtesën 12 katësh banimi, që u përfshi nga zjarri si rezultat i sulmit, tha ai. Rreth 20 persona janë në gjendje të rëndë, sipas autoriteteve. Një pjesë e ndërtesës banesore ishte djegur, ndërkohë që katet e larta të ndërtesës ende po digjeshin. Disa vetura të parkuara para ndërtesës po ashtu ishin djegur. Shërbimet e emergjencave dhe ekipet e shpëtimit nxituan në vendin e ngjarjes për t’u ofruar ndihmë të mbijetuarve. Trupi i një viktime, i mbuluar me një qilim, qëndronte në tokë para ndërtesës, i rrethuar nga forcat policore. Banorë të të gjitha moshave, disa të përgjakur dhe të hutuar, ishin ulur në stolat e parkut apo po qëndronin aty pranë ndërsa punonjësit e ndihmës së parë po trajtonin plagët e tyre. Autoritetet nuk dhanë detaje se si vdiq viktima e pestë pasojë e sulmeve, që goditën katër lagje të qytetit. Kharkivi ka qenë në shënjestër të bombardimeve të ashpra ruse që nga fillimi i luftës, ndonëse në javët e fundit intensiteti i sulmeve është ulur, ndoshta për shkak të sulmit të befasishëm të forcave ukrainase në rajonin e Kurskut, në brendësi të Rusisë.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50