Bashkimi Europian ka paralajmëruar Elon Musk se rrjeti social X po përdoret për të përhapur "dezinformata" pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Në një postim në platformën e njohur më parë si Twitter, shefi i industrisë së bllokut tha se "përmbajtja e dhunshme dhe terroriste" nuk ishte fshirë nga platforma, pavarësisht paralajmërimeve siç e kërkon ligji i BE-së.