Komisioni që po heton sulmin e mbështetësve të Donald Trumpit ndaj Kongresit amerikan 6 janarin e vitit të kaluar, zhvilloi seancën e tij të parë publike. Sipas tij, ish presidenti dhe pretendimet që ai ngriti për manipulim të zgjedhjeve ishin në qendër të asaj që përbënte, sic u tha, një "tentativë për grusht shteti" me qëllimin të mbetej në krye të vendit.