Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se lufta në Rusi do të ndodhë dhe se kjo është e pashmangshme, teksa shtoi se vendi i tij po forcohet gjithmonë e më shumë. “Gradualisht, lufta po kthehet në territorin e Rusisë, në qendrat e saj simbolike dhe bazat ushtarake. Ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”.