Libani ka bërë një bilanc të viktimave të sulmeve Izraelite që vijojnë tashmë prej muajsh. Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 3,136 njerëz dhe plagosur 13,979 në Liban, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Ministria libaneze e shëndetësisë tha në një deklaratë se 19 viktima u raportuan të premten. Të shtunën në mbrëmje disa zona në Liban janë sulmuar nga Izraeli.