Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se nuk presin që konflikti i përshkallëzuar mes SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit të ketë një ndikim të menjëhershëm në sigurinë e furnizimit me gaz natyror për vendet e BE-së, sipas një njoftimi të transmetuar tek qeveritë e vendeve anëtare. Në një përgjigje të dërguar për Reuters, Komisioni Evropian tha se në këtë fazë nuk parashikohet asnjë kërcënim i menjëhershëm për furnizimin me gaz natyror në BE, edhe pse situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme është në zhvillim e sipër. Ndërsa çmimet e gazit dhe naftës janë rritur ndjeshëm në tregjet globale për shkak të tensioneve dhe ndërprerjeve në trafikun detar në Lindjen e Mesme, BE-ja deri tani nuk e sheh këtë si kërcënim të drejtpërdrejtë për furnizimin e saj të gazit në afat të shkurtër.