Pavarësisht se shprehet e gatshme për paqe, Rusia ka vazhduar ta intensifikojë ofensivën e saj në Ukrainë duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. Situata në frontin lindor po përkeqësohet, teksa forcat e Moskës i kanë shtuar bombardimet ndaj qyteteve dhe vendbanimeve civile.