Top Channel/ Sulm vdekjeprurës në Lartësitë e Golanit me 11 të vdekur. Izraeli fajëson Hezbollahun
27/07/2024 23:02

11 adoleshentë dhe të rinj janë vrarë dhe 19 janë plagosur pas një sulmi që goditi një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit të pushtuar nga Izraeli, sipas emergjencave civile të Izraelit dhe zëdhënësit të ushtrisë. Forca e Sigurisë së Izraelit tha se një raketë ra mbi zonën e Mjadal Shams. Ky është sulmi më vdekjeprurës në rajon që nga shkëmbimi ndërkufitar i zjarrit mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, i intensifikuar pas nisjes së luftës në Gaza. Izraeli drejtoi gishtin nga Hezbollahu si përgjegjës, por një zëdhënës i grupit militant mohoi çdo lidhje me incidentin. Përpara se të raportohej mbi dëmet që kishte shkaktuar ky sulm, Hezbollahu kishte marrë përgjegjësinë për katër sulme të mëparshme. Këto erdhën pas një sulmi që Izraeli bëri në Liban duke vrarë katër militantë. Kryeministri izraelit benjamin njetanjahu i cili është në një vizitë në shtetet e bashkuara, ka ndryshuar axhendën duke e sjellë më afër datën e rikthimit në vendin e tij. Frikërat po rriten që pas këtij incidenti një luftë total të shpërthejë edhe mes Izraelit dhe Libanit. Presidenti izraelit Isaac Herzog e quajti incidentin një "katastrofë të tmerrshme dhe tronditëse" dhe tha se "shteti i Izraelit do të mbrojë me vendosmëri qytetarët dhe sovranitetin e tij". Qeveria e Libanit lëshoi gjithashtu një deklaratë të rrallë në përgjigje, duke thënë se "dënon të gjitha aktet e dhunës dhe agresionit kundër të gjithë civilëve dhe bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në të gjitha frontet. Vënia në shënjestër e civilëve është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe bie ndesh me parimet e njerëzimi." Videot nga vendngjarja tregojnë turma njerëzish në një fushë futbolli dhe barela që nxitojnë në pritje të ambulancave. Majdal Shams është një nga katër fshatrat në lartësitë e Golanit, ku jetojnë rreth 25,000 anëtarë të komuniteti Druze. Atyre iu ofrua shtetësia izraelite kur Lartësitë e Golanit u aneksuan nga Siria në vitin 1981, por shumica e refuzuan. Aneksimi i lartësive të golanit nuk është pranuar nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
DIGITALB DIGITALB