Nata e ndërrimit të viteve është përgjakur nga një sulm terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktën 10 persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën, pasi një kamion goditi qëllimisht turmën e njerëzve, në qytetin e Nju Orleans. Zyrtarët policorë thanë se shoferi i kamionit goditi qëllimisht njerëzit rreth orës 03:15 të mëngjesit me orën lokale. “Ky njeri synonte të vriste sa më shumë njerëz të ishte e mundur”, tha drejtoresha e policisë së qytetit. Autoritetet thanë se shoferi qëlloi me armë drejt policisë, duke plagosur dy prej tyre, pasi kamioni që drejtonte u përplas.