Një ditën e Yom Kippur-it, një burrë qëlloi me thikë katër persona që prisnin përpara një sinagore në Manchester, duke rikthyer hijen e terrorit në qytetin britanik. Policisë i mbërritën raporte për një person që përplasi disa këmbësorë me makinë, e më pas nisi të godasë njerëzit me thikë. BBC flet për dy të vdekur, ndërsa policia, sipas gjigandit mediatik anglez, ka qëlluar për vdekje autorin. Në vendngjarje u dërguan me urgjencë forca të shumta policore si dhe njësi e caktivizimit të bombave.