Policia Metropolitane e Londrës ndodhet në një nivel mjaft të lartë gatishmërie, pas një sulmi të madh kibernetik që ka çuar në hakerimin e të dhënave të oficerëve dhe stafit të policisë më të madhe në Britani. 47 mijë pjesëtarët e kësaj force policore janë njoftuar për ekspozimin e mundshëm të fotografive, emrave dhe gradave të tyre.