Top Channel/ Sulm në Izrael, goditet me raketa reaktori sekret bërthamor
22/04/2021 11:39

Një raketë tokë-ajër e nisur nga Siria shpërtheu në jug të Izraelit, incident ky që aktivizoi sirenat paralajmëruese në një zonë të ndodhur shumë pranë reaktorit bërthamor sekret të Dimonas. Lajmi u njoftua nga ushtria izraelite. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur apo dëme materiale. Raportet ne mëdiat vendase tregojnë se raketa siriane mund të jetë lëshuar në drejtim të avionëve izraelitë gjatë një sulmi ndaj objektivave në Lartësitë Goland, por e kapërceu avionin e mbërriti deri në zonën e Dimonas. Shteti hebre u kundërpërgjigj menjëherë duke sulmuar sistemet e mbrojtjes ajrore në Sirinë fqinje, përfshirë edhe atë që nisi raketën. Në Siri sakaq, agjencia Shtetërore e Lajmeve njoftoi se mbrojtja ajrore e vendit arriti të shënjestrojë e rrëzojë shumicën e raketave izraelite që shënjestruan zonat në periferi të Damaskut. Mediat izraelite ka thënë për javë të tëra se mbrojtja ajrore në zonën e Dimonas dhe portin Eilat në Detin e Kuq, po forcohen në pritje të një sulmi të mundshëm me raketa me rreze të gjatë veprimi ose me dron nga forcat e mbështetura nga Irani. Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë të larta rreth programit bërthamor të Teheranit dhe një rritje së fundmi të sulmeve me qëllime sabotazhi, për disa prej të cilave ata kanë fajësuar njëri-tjetrit.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52