Një sulm rus gjatë natës në Kiev vrau katër persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, përfshirë një grua shtatzënë, po ashtu u dëmtuan ndërtesa në të gjithë qytetin, thanë të premten autoritetet ukrainase. Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj infrastrukturës, duke synuar veçanërisht objektet energjetike dhe sistemet hekurudhore të Ukrainës, si dhe zonat e banimit.