Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Portugalisë ka nisur me urgjencë hetimet mbi një sulm kibernetik ndaj Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të saj, përmes të cilit dokumentet e klasifikuara të NATO-s janë tërhequr e janë nxjerrë në shitje në ‘rrjetin e errët’. “Konfirmojmë se ka nisur një hetim. Ai drejtohet nga zyra e prokurorit publik të Departamentit Qendror të Hetimit dhe Prokurorisë (DCIAP),” pohuan burime këtij institucioni.