Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit kamikaz jashtë aeroportit të Kabulit, ndërsa numri i viktimave shkoi në 60. Agjencia zyrtare e ISIS njoftoi në kanalin e saj në Telegram se anëtari Abdul Rahman al-Logari kreu operacionin e martirizimit pranë aeroportit të Kabulit. Mediat raportojnë se në shpërthim humbën jetën të paktën 13 trupa amerikane dhe më shumë se 60 shtetas afganë, ndërsa numri i të plagosurve deri tani është 140.