Qartësimi i rezultatit zgjedhor ka detyruar kryeministren suedeze, Magdalena Andersson, të japë dorëheqjen. Me numërimin e 99% të votave, koalicioni i saj i qendrës së majtë ka siguruar 173 vende në parlament, dhe tashmë duket qartazi në rrugën e humbjes përballë bllokut të partive të djathta që numëron 176 vende. Partinë tani pritet ta formojë partia e Moderuar e Ulf Kristersson. Blloku fitues përfshin edhe lëvizjen e ekstremit të djathtë, Demokratët e Suedisë, e cila e përqëndroi fushatën e saj tek njëri prej problemeve që po shqetësonte më shumë qytetarët e këtij vendi së fundi, rritja e ndjeshme e dhunës së bandave kriminale.