I gjithë vendi u pushtua nga stuhi shiu këtë të dielë, veçanërisht në orët e pasdites. Sipas Meteoalb, reshjet e shiut nga 20 deri në 50 milimetër, u intensifikuan ne Pukë, Kukës, Dibër, Burrel, Rrëshen, Krujë, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Këto sasi konsiderohen problematike për kohën e shkurtër, por në mbrëmje do të ulet intensiteti i tyre.