Dy studime të reja britanike tregojnë se varianti Omicron i koronavirusit vërtet që mund të shkaktojë sëmundje më të lehtë sesa varianti Delta. Sipas tyre, njerëzit e prekur nga Omicron kanë 50 deri në 60% më pak gjasa që të shtrohen në spital në krahasim me të sëmurët nga Delta.