Në një kohë që në 39 universitetet publike dhe private në vend vazhdon procesi i regjistrimit, Ministria e Arsimit vendosi ta shtyjë me një javë nisjen e vitit të ri akademik, që fillon në 18 tetor. Kjo për t’iu dhënë edhe një javë kohë për t’u vaksinuar studentëve, pranë strukturave lëvizshme të vendosura afër universiteteve.