Nga mësimdhënia në terren. 130 studentë të arkitekturës, pas dy javësh në terren, kanë realizuar dhjetëra projekte për restaurimin e banesave gjirokastrite. Duke dalë nga auditorët, të rinjtë kanë prekur nga afër qasjen e rifunksionalizimit të ndërtesave me rëndësi për trashëgiminë kulturore.