Pas uljes së shifrave , indikatorë të epidemisë covid-19 komiteti teknik kthen studentët në auditorë , heq karantinen për ata që vinin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ,ndonëse këtij vendimi i skadoi afati por nuk ndryshoi orën policore. Vendimet e komitetit zgjodhi t’i lexojë vetë ministrja e shëndetësisë. Incidenca aktualisht është 26 persona të prekur për çdo 100 mijë banorë por ndërkohë ka ende humbje jete për shkak të covid. Në lidhje me lëvizjen e qytetarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian ,por që kanë bërë vaksinën kineze dhe atë ruse të cilat nuk njihen nga Agjensia e Europiane e Barnave , ministrja e shëndetësisë shpjegon se është marrë në shqyrtim nga EMA.