Ish-prokurori Besni Cani nuk do të kthehet në detyrë dhe as do të dëmshpërblehet financiarisht, por vettingu ndaj tij do të rihapet me një trupë tjetër. Kjo është vendimarrje e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg që prek direkt vettingun që kryhet ndaj njerëzve të drejtësisë në Shqipëri.