Shkarkimi i prokurores Antoneta Sevdari ishte disproporcional dhe në shkelje të nenit 8 të konventës. Kështu e konsideron Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendimin e vettingut ndaj prokurores dhe anëtares së KLP Sevdari, e cila gjatë 2019 nuk u certifikua nga KPA për të qëndruar në drejtësi. Duke prishur këtë verdikt Strasburgu shton se çështja ndaj zonjës Sevdari nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vettingut.