Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të Nato-s u mblodhën në Bruksel për ditën e dytë të punimeve të një samiti ku diskutohet Ukraina, Izraeli por edhe misioni i aleancës në Kosovë. Duke folur në krah të shefit të Pentagonit, Lloyd Austin, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, u shpreh këtë mëngjes se ministrat po diskutojnë mbi një sërë cështjesh duke nisur nga mënyrat për të mbështetur Kievin, aftësitë sulmuese dhe ato mbrojtëse të aleancës, e deri tek operacionetnë Kosovë e Irak.