Drejtësia nuk po përmbytet vetëm nga stoku I cështjeve që presin të gjykohen , por edhe nga stiva e ankesave të qytetarëve që kanë trokitur në ILD. Artur Metani, si kreu I Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë theksoi se shqetësimet ndaj gjyqësorit të ri janë dyfishuar , ku vetëm për një vit kërkuan hetim ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve 1491 persona Gjatë raportimit pranë Komisionit të Ligjeve, Metani shtoi se tejzgjatje e proceseve ndikon drejtpërdrejtë në besimin e publikut. Por nga ana tjetër edhe politika ka rolin e saj Edhe kreu I KLGJ Ilir Rusi e nisi raportimin me ngjarjen më të rëndë në drejtësi sic është vrasja e Astrit Kalasë. Mbas vrasjes së gjyqtarit KLGJ deklaron se ka nisur masa të reja sigurie në të gjithë drejtësinë