Ditë pas dite ukrainasit po përpiqen t’i shpëtojnë luftës edhe pse është mjaft e vështirë që të gjenden rrugë të sigurta për t’u larguar. Mes tyre edhe sportistët nuk bëjnë përjashtim. Ikona e atletikës ukrainase, Sergei Bubka, njëkohësisht president i komitetit olimpik të vendit të tij, duke falenderuar presidentin e federatës së atletikës shqiptare Gjergj Ruli i ka kërkuar edhe strehimin dhe krijimin e mundësisë së stërvitjes për dy atlete së bashku me trajneret e tyre.